Polici italian plumb në kokë shqiptarit. I riu në koma

Kronikë e zezë

Polici italian plumb në kokë shqiptarit. I riu në koma

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 13:16
ilustrim

Mediat lokale italiane informojnë se një 30 vjeçar shqiptar ndodhet në gjëndje kome pasi është qëlluar me plumb në kokë nga forcat italiane të rendit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së premtes 24 shkurt, në komunën Monte San Giusto në provincën e Maceratës.

Sipas informacioneve të punonjësve të policisë 30 vjeçari po udhëtonte me një makinë tip Fiat Bravo të vjedhur, kur është ndaluar nga forcat e rendit.

Ai nuk i është bindur postobllokut të policisë e në tentativën për t’u larguar është goditur me plumb në kokë nga një prej punonjësve të policisë italiane.

Sipas mjekëve të spitalit të Maceratës, 30 vjeçari është klinikisht i vdekur, dhe është e pamundur të operohet për t’i hequr plumbin në kokë.

Ende nuk ka një identitet të 30 vjeçarit, dhe pse mediat italiane raportojnë se është me origjinë shqiptare dhe se gjatë qëndrimit të tij në Itali ka përdorur disa emra të ndryshëm.

Në automjetin e shqiptarit janë gjetur disa instrumente që përdoren për të grabitur banesa si dhe disa bizhuteri.

Sipas raportimit të patrullës së policisë kanë qënë banorët e zonës në rrugën Don Minzoni të komunës Monte San Giusto, të cilët kanë lajmëruar gjatë mbrëmjes së shkuar, për disa grabitje apartamentesh në këtë zonë.

Gjatë kontrollit në këtë territor policia italiane ka nuhatur makinën Fiat Bravo e cila ka rezultuar e vjedhur në qytetin e Ternit, duke u vënë menjëherë në ndjekje të 30 vjecarit që e drejtonte.

Punonjësit e policisë raportojnë se 30 vjeçarit është goditur me plumb në kokë në tentativën për t’i shpëtuar përplasjes së tyre me automjetin e tij, i cili nuk iu ndal postobllokut të policisë.

Mendohet se pak para ngjarjes 30 vjeçari po grabiste një apartament së bashku me 2 bashkëpuntëorë të tij të cilët janë larguar në drejtim të paditur.

Autoritetet italiane po hetojnë në dy pista, atë të grabitjes e të goditjes me armë nga ana e forcat të rendit. Ndaj kësaj të fundit , punonjësit e policisë italiane mund të akuzohen për vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat