Krimi i pasionit në Fier/ Viktima e martuar me dy fëmijë, burrin e kishte emigrant

Kronikë e zezë

Krimi i pasionit në Fier/ Viktima e martuar me dy fëmijë, burrin e kishte emigrant

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 22:32
Ermira Arapi

Zbulohen të tjera detaje nga ngjarje e rëndë në Fier, ku dy personat, një burrë e një grua u gjetën të vrarë brenda një automjeti në buzë të rrugës në Shënpjetër të Fierit.

Sipas hetimeve të bëra në vendin e ngjarjes rerzulton se 32-vjeçari Drini Derveni nga Fieri, ka qëlluar me plumb në kokë të dashurën Ermira Arapi nga Lushnja.

Nga ana tjetër po me plumb në kokë ka vrarë dhe veten dhe në dorë i është gjetur dhe pistoleta e tipit TT.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se ata ishin të dy të martuar me persona të tjerë, madje edhe prindër me fëmijë.

Nuk dihet ende saktësisht lidhja që kanë pasur mes tyre Drini Derveni 32 vjecari nga Fieri dhe Ermira Arapi nga Lushnja, por dyshohet se ata kanë pasur lidhje intime mes tyre.

Ajo që dihet me siguri është se ata kanë qenë të martuar. Derveni është baba i një fëmije,  kurse Arapi nënë e dy fëmijeve, raporton “Panorama”.

Ajo kishte kohe qe jetonte vetem me femijet, pasi bashkeshortin e kishte ne emigracion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat