Valixhja me drogë, ja kush është bjondia nga Lushnja që u kap nga policia greke

Kronikë e zezë

Valixhja me drogë, ja kush është bjondia nga Lushnja që u kap nga policia greke

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 16:43
Emiljana Kokoni

Policia greke ka vënë në pranga ditën e djeshme një shqiptare e cila ushëtonte me valinxhe me drogë. 

Mësohet se arrestimi është bërë në Igumencë, teksa 22- vjeçarja priste autobuzin.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se e arrestuara është identifikuar si Emiljana Kokoni 22 vjeç.

22-vjeçarja nga Lushnja kishte marrë një taksi në Sarandë dhe më pas ka kaluar Qafe-Botën deri në doganën greke. 

Image

Pasi ka zbritur në doganë, 22 vjecarja ka marre autobusin Mavromat-Igumenice, ndërsa me vete kishte vetëm një çantë dore, jo valixhe.

Në fshatin Asproklis, Igumenicë shqiptarja ka kërkuar të ndalojë autobusi dhe nga një person i paidentifikuar ka marrë një valixhe. Autobusi më pas ka ndaluar në stacionin e Igumenices, ku ajo ka zbritur dhe po priste autobusin e radhës për në Athinë. Pas kësaj, ka ndërhyrë policia dhe e ka arrestuar.

Image

Valixhja dyshohet se ka kaluar nga kufiri i gjelbër deri në Asproklis ku i është dorëzuar më pas lushnjares që u arrestua në stacion. Pas kontrollit, në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar 4 pako me 13 kg e 616 gram marijuanë, ndërsa dyshohet se kishte si destinacion Athinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat