Plagoset studenti i UP-së, ndodhet në gjendje kome

Kronikë e zezë

Plagoset studenti i UP-së, ndodhet në gjendje kome

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 18:25
ilustrim

Gjilan – Në rrugën “Arben Ramadani” në Gjilan, më 30.01.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Njësiti i hetimeve ka intervistuar edhe një të dyshuar mashkull shqiptar dhe sipas tij deri te plagosja ka ardhur pasi që i dyshuari duke manovruar me armë aksidentalisht ka shkrepur arma dhe e ka goditur viktimën. 

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 6.35 mm e cila dyshohet të jetë shkrepur nga arma e llojit “Ekol Tuna“ e cila është konfiskuar. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje njoftoj policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat