Krujë - Godet vëllanë me sopatë për çështje pronash, kapet me 2 kg kanabis

Kronikë e zezë

Krujë - Godet vëllanë me sopatë për çështje pronash, kapet me 2 kg kanabis

Më: 29 janar 2017 Në ora: 11:11
ilustrim

Një 55 vjeçar është arrestuar nga policia në fshatin Mefsheq të Krujës, pasi ka qëlluar me sopatë vëllanë e tij. Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin Ramazan Ferra, i cili një ditë më parë (28 janar) ka qëlluar me sopatë vëllanë e tij, shtetasin G.Ferra, 53 vjeç, banues në fshatin Mefsheq, Krujë.

Gjatë kontrollit  të ushtruar në banesën e autorit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale mjeti i kryerjes së veprës penale, sopata si dhe rreth 2 kg  lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat