Arrestohet një person në Pejë, në shtëpi iu gjetën 8 kg drogë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë, në shtëpi iu gjetën 8 kg drogë

Më: 28 janar 2017 Në ora: 13:59
Ilustrim

Në Pejë është arrestuar një person nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike.

Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 18 paketime me substancë të dyshuar narkotike të  llojit marihuanë  me peshë prej 8 kilogram  e 319.6 gram, një peshore digjitale, një brisk, lidhëse plastike, folie najloni, qese plasmasi për paketim dhe një telefon celular, raporton Gazeta Express.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat