Fëmijëve u kërkohet “haraç” në Ferizaj

Kronikë e zezë

Fëmijëve u kërkohet “haraç” në Ferizaj

Më: 27 janar 2017 Në ora: 17:36
Ferizaj

Policia e Ferizajt ka pranuar një ankesë nga një qytetare e cila pretendon se vajza e saj është detyruar tu paguaj para dy meshkujve. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e së enjtes në rrugën “Xhon Sereqi”. Në njoftimin e saj policia tregon se viktima ka dhënë informacione se edhe fëmijë të tjerë janë viktima të pagesës së parave për këta dy persona.

Policia njofton se është duke u marrë me hetimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat