Dy meshkuj dhe një femër e mitur janë arrestuar në rrugën “Migjeni”, në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit, tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë liruar në procedurë të rregullt.
Kurse, dy të tjerë janë arrestuar në fshatin Malishevë të Gjilanit, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilin udhëtonin janë gjetur dhe konfiskuar 3.785 kg substancë e dyshuar e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pasi janë intervistuar, dërgohen në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.