Shqiptari tentoi të blen BMW të gjermanit me 5100 euro të falsifikuara, arrestohet

Kronikë e zezë

Shqiptari tentoi të blen BMW të gjermanit me 5100 euro të falsifikuara, arrestohet

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 dhjetor 2016 Në ora: 20:12
Ilustrim

Një 26 vjeçar kishte nxjerrë në EBAY veturën e tij BMW, për ta shitur. Pas një kohe paraqitet një shqiptar nga Kosova (31), duke u marrë vesht për t’u takuar të premten mbrëma, në 21.30, pranë Bilderstöckchen Köln. Ata u morrën vesht për një çmim prej 5100 euro dhe se 31 vjeçari do ia paguante kesh me bankënota 50 euro, shkruan express.de.

Pas ndarjes së tyre, gjermani kupton se bankënotat ishin të flasifikuara dhe bëhej fjalë për një letër të kualitetit të dobët. Menjëherë alarmon policinë, që gjen blerësin shqiptar dhe i shqipton masën e “arrestit me burg”.

Në kërkim janë dy shok të shqiptarit që ishin prezent gjatë blerjes së veturës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat