Vjedhin para dhe duhan, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Vjedhin para dhe duhan, arrestohet një person

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 12:36
Ilustrim

Policia ka arrestuar një person në Vushtrri pasi që i njëjti në bashkëveprim edhe me dy të dyshuar tjerë të cilët gjenden në arrati kishin vjedhur para dhe pako të cigareve në një lokal.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemajli”, ku të dyshuarit  me forcë kanë depërtuar në brendinë e një lokali pronë e viktimës dhe nga aty kanë vjedhur një shumë parash prej 500 eurosh dhe disa pako të cigareve në vlerë prej 200 euro.

 I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat