Kjo ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në magjistralen Novi Sad – Suboticë .
Mediat serbe raportojnë se ata janë me origjinë nga Kosova por me shtetësi austriake.
Madje kanë publikuar edhe emrat e tyre. Fëmijët tashmë të vdekur janë Muhamet Dvorani dhe vëllai i tij Mendim, është një burrë tjetër i vdekur që nuk i dihet emri, dhe dy të lënduarit tjerë janë Astrit Dvorani dhe Petrit Dvorani.
Sipas mediave serbe, deri te aksidenti ka ardhur kur një mjet i rëndë me targa të Maqedonisë ishte ndalur para një këmbësori të cilin e kishte goditur një kamion, derisa “Mercedesi” me targa të Austrisë, në tentim për t’ju shmangur trupit të këmbësorit, e ka goditur rrethojën e më pas është ndalur në kamion.