Rrëmbehet nga autobusi, rrugës për në Podujevë

Kronikë e zezë

Rrëmbehet nga autobusi, rrugës për në Podujevë

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 20:13
Ilustrim

Një person 33 vjeçar me inicialet I.E, u nxor jashtë autobusit, me të cilin ishte duke udhëtuar nga Prishtina në Podujevë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vranidoll, ku dy burra, M. B, 33 vjeç dhe B. B, 29 vjeç, nxorën jashtë viktimën.

Pas ndërhyrjes së njësive policore, i rrëmbyeri është liruar dhe gjendet shendosh e mirë në shtëpinë e tij, përderisa ka pasur edhe arrestime.

Rasti i rrëmbimit, sipas asaj që ka arritur të marr vesh Klan Kosova, ka të bëjë me mosmarrëveshje tregtare, pasi që të dyja palët merren me tregti të kafshëve, dhe të dyshuarit janë të njohur për policinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat