Tentoi ti japë fund jetën në sheshin para Kuvendit, identifikohet i riu

Kronikë e zezë

Tentoi ti japë fund jetën në sheshin para Kuvendit, identifikohet i riu

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 16:15
Fatjon Hoxha

Një i ri ka tentuar që ti japë fund jetës mesditën e sotme tek Kuvendi i Shqipërisë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se është identifikuar edhe 32-vjeçari, Fatjon Hoxha, që gjerësisht njihet si transvestiti “Anxhela”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, shtetasi F. H. ka qëndruar i vetëm, në sheshpushimin para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe me vete mbante një shishe plastike e dyshuar me lëndë djegëse benzinë, me të cilën ka spërkatur të gjithë trupin. Më pas  nxori çakmakun për ti vendosur flakën vetes.

 Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të Patrullave të Përgjithshme, duke shmangur zjarrvënien dhe duke neutralizuar veprimet e mëtejshme të këtij shtetasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat