Tentim vrasje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Prishtinë

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 09:11
ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje në rrugën “Rexhep Kabashi” të kryeqytetit, mbrëmjen e djeshme.

“Mbrëmë rreth orës 22:45, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka njoftuar policia.

Policia thotë se me të dalë në vendin e ngjarjes ata kanë konstatuar se ka të bëjë me vrasje në tentativë  ku  nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima:

L. Sh, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia gjithashtu ka bërë edhe identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar. H. S, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Lidhur me rastin në fjalë, ekipet policore kanë konfiskuar për ekzaminim të mëtejmë:

Një pistoletë Ekol special 99 (cal. 9mm) si dhe një karikator me tre fishekë.

Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat