Detajet/ Rrëfimi tronditës i nënës: Si i ngacmonte burri fëmijët

Kronikë e zezë

Detajet/ Rrëfimi tronditës i nënës: Si i ngacmonte burri fëmijët

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 19:39
ilustrim

Një 32 vjeçar i dënuar më herët për "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake", është vënë në pranga pas denoncimit të ish bashkëshortes se ai ka ngacmuar dy fëmijët e tij të mitur. 

Por lidhur me këtë situatë, ai ka hedhur poshtë çdo pretendim të ish bashkëshortes, ndërsa ka thënë se ai është një besimtar i devotshëm. Gruaja e cila është rrëfyer për ngacmimet e dy fëmijëve të saj, njëkohësisht ka kërkuar urdhër mbrojtje nga ana e policisë.

"Kam 2 vite që vërej se ish bashkëshorti më ngacmon fëmijët. Para një viti i pashë të ngacmonte me duar djalin dhe vajzën, dhe jo ti puthte e përqafonte si një prind. Vendosa të divorcohem prej tij. Duke parë se veprimet e tij vazhdojnë ende, vendosa ta denoncoj”.

Ky ka qenë rrëfimi i 29 vjeçares me inicialet R. M., e cila ka denoncuar në komisariatin nr. 3 në Tiranë ish-bashkëshortin e saj Denis Shmili, pasi sipas saj, ai ngacmonte seksualisht fëmijët 7 vjeç dhe 6 vjeç. 

Pas kallëzimit, Policia e Tiranës ka arrestuar në banesën ku jetonte 32 vjeçari, por ai i ka mohuar akuzat. 

Shmili ka thënë se është një besimtar i devotshëm dhe se fëmijëve iu falte vetëm dashuri atërore. Nga ana tjetër, ish bashkëshortja ka kërkuar urdhër mbrojtjeje nga gjykata, pasi sipas saj, 32 vjeçari e dhunonte psikologjikisht me qëllim që ajo të vazhdonte martesën me të. 

Policia po heton për zbardhjen e vërtetë të kësaj ngjarje. 

32 vjeçari dyshohet se ka ngacmuar në banesë fëmijët e tij me inicialet A.SH., 7 vjeç dhe U.Sh., 6 vjeç. Po ashtu ai akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike, e kryer vepra të turpshme ndaj ish bashkëshortes së tij, shtetases R.M., 29 vjeçe, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat