Kapet drogë në autobusin Tiranë-Prishtinë, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Kapet drogë në autobusin Tiranë-Prishtinë, arrestohet shqiptari

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 15:55
Foto

Policia e Kosovës bën të ditur se ka kapur një sasi droge në autobusin e linjës Tiranë – Prishtinë, si dhe ka vënë në pranga një shqiptar.

PK thotë se në këtë rast janë gjetur katër paketime, të kamufluara me rroba, marijuanë, një sasi prej 1.6 kilogramësh.

“Gjatë hyrjes për në Kosovë të autobusit të linjës Tiranë – Prishtinë oficerët doganorë gjatë kontrollit të udhëtarëve gjetën të kamufluara me rroba katër paketime me substancë narkotike.
Sasia e lëndës narkotike ishte saktësisht 1660 gram (1 kilogram e 660 gram) 4 qese (paketime)”, thotë PK, shkruajnë mediat.

Më tej thuhet se personi i dyshuar (shtetas i Republikës së Shqipërisë) është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës, gjithashtu lënda narkotike dhe komplet rasti i është dorëzuar policisë për procedim të mëtejshëm

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat