Adoleshenti shqiptar grabit bankën në Itali

Kronikë e zezë

Adoleshenti shqiptar grabit bankën në Itali

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 08:09
Ilustrim

Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar, pasi ka marrë pjesë në një grabitje të ndodhur në verë, në një bankë në Ficarazzi (Palermo, itali), raportojnë mediat lokale.

Ai është arrestuar së bashku me një 18-vjeçar italian.

Të dy akuzohen se kanë kërcënuar me thikë punonjës së bankës dhe kanë grabitur një klient të moshuar, të cilit i kanë marrë rreth 1.000 euro. Ngjarja ka ndodhur në korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat