Shtypi gruan me fadromë në landfillin e Sharrës, prokuroria kërkon 7 vjet burg

Kronikë e zezë

Shtypi gruan me fadromë në landfillin e Sharrës, prokuroria kërkon 7 vjet burg

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 11:10
Ilustrim

Prokuroria e Tiranës, pasi ka hetuar çështjen ka kërkuar 7 vjet burg për Kasem Koçin, fadromisti që një vit më parë shtypi në Sharrë një grua teksa ishte duke mbledhur plehra.

Mësohet se kërkesa është bërë në seancën e ditës së sotme, ku prokuroria ka ngritur akuzën për “shkelje të rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë” ndaj fadromistit.

Ngjarja ka ndodhur në landfillin e Sharrës, më 25 nëntor 2015, ku fadromisti Koçi ka shtypur me fadromë Myrvete Duken.

Ai ka pranuar gjykimin e shkurtuar dhe për këtë përfiton ulje dënimi me një të tretën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat