Konfiskohen veturat sportive që bënin gara ilegale nëpër Tiranë

Kronikë e zezë

Konfiskohen veturat sportive që bënin gara ilegale nëpër Tiranë

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 13:24
Veturat në Tiranë

Policia e Tiranës ka bllokuar 9 makina luksoze, pasi sipas tyre ishin duke bërë gara shpejtësie të paligjshme.

Në unazën e madhe të Tiranës, nga Mbikalimi tek Kopështi Zologjik, në drejtim të një qendre tregtare janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi mjetet:

- Volkswagen, me drejtues shtetasin Joni E.

- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ilia. V.

Tek Sheshi "Nënë Tereza", janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi si dhe duke bërë "Drift", mjetet,

- Honda, me drejtues shtetasin Alban Z.

- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Klajdi K.

- BMW, me drejtues shtetasin Artur T.

- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Albert M.

- Nissan, me drejtues shtetasin Ledon N.

- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Skerdi A.

- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ledio P.

Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentët verifikues me masë administrative plotësuese.

Këta drejtues mjetesh, janë bërë rrezik për drejtuesit e tjerë si dhe përdorues të tjerë të rrugës të cilët përdorin rrugët e Tiranës, gjithashtu dhe shqetësim për banorët e zonës.

Mjetet janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, disa prej tyre do ti nënshtrohen ekzaminimeve teknike, pasi  dyshohen të kenë bërë modifikime(ndryshime konstruktive) në sistemin e shpejtësie dhe pamjes së jashtme (mjete sportive).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat