Sekuestrohen 700 kg drogë në Bari, vinte nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 700 kg drogë në Bari, vinte nga Shqipëria

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 09:44
Droga

Më shumë se 700 kilogramë marihuanë janë sekuestruar nga karabinierët në një banesë në Torre a Mare, në periferi të Barit, ndërsa në pranga ka rënë një 64 vjeçar italian.

Droga, sipas mediave italiane vinte nga Shqipëria derisa u gjet e paketuar në mënyrë hermetike dhe ishte transportuar me anë të një automjeti, pasi kishte mbërritur me skaf në brigjet italiane.

Ngarkesa ishte pikasur nga një helikopter i karabinierëve gjatë natës. Këta të fundit i ndoqën të gjithë fazat e transportimit të drogës deri tek vila ku u gjet edhe trafikanti, Renato Colasuonno. Ky i fundit përfundoi në burgun e Barit, për trafik të narkotikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat