Ja kush janë tre femrat që po tmerrojnë Tiranën sot

Kronikë e zezë

Ja kush janë tre femrat që po tmerrojnë Tiranën sot

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 19:39
Femrat që po tmerrojnë Tiranën

Policia e Tiranës ka publikuar ditën e sotme listën me me 15  personat më të kërkuar në Tiranë. Nëpërmjet kësaj liste, policia kërkon ndihmën e qytetarëve në arrestimin e tyre. Ajo çfarë bie në sy është se në këtë listë nuk ka vetëm meshkuj, por edhe 3 femra, konkretisht Valentina Gëzim Tufina, Adriana Rakip Çakmak dhe Çetina Zeladin Cajmi.

Ndërkohë Valentina thirret me pseudonimin "tezja e kokainës" dhe është e dënuar me 14 vite burg, ndërsa Adriana është dënuar me 16 vite burg, sepse mashtroi shoqen e saj duke i grabitur 800 milionë lekë të vjetra.

Më poshtë paraqesim listën e plotë të 15 personave më të kërkuar të Tiranës.

1. Vladimir Ferit Gjuta, alias Elton Doçi, 35 vjeç, i kërkuar për vepra penale me qëllime terroriste,

2. Baftjar Qemal Bruka, 24 vjeç, i kërkuar për vepra penale me qëllime terroriste;

3. Ervin Osman Sinella, 32 vjeç, i dënuar me 16 vjet burg për vrasje me dashje;

4. Fation Agim Muharremi, 29 vjeç, i dënuar me 11 vjet burg për vrasje me dashje;

5. Kujtim Demir Demiri, 49 vjeç, i dënuar me 15 vjet burg për trafikim të të miturve;

6. Lulzim Xhemal Marloka, 33 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me dashje;

7. Anton Kolec Villa, 38 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje me dashje dhe vrasje të mbetur në tentativë;

8. Arben (Artan) Ismail Muça, 45 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim;

9. Avni Xhemal Majallari, 53 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në bashkëpunim;

10. Ervin Dhimokrat Shahini (Shabani), 39 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen;

11. Fatmir Sadik Rama, 46 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen;

12. Gentian Xheladin Tako, 38 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje me paramendim;

13. Jashar Bajram Begani (Begami), 63 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje;

14. Kujtim Riza Qordja, 38 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim;

15. Lutfi Isa Hida, 50 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat