Ky është personi që vrau gruan dhe plagosi kunatën në Ndroq

Kronikë e zezë

Ky është personi që vrau gruan dhe plagosi kunatën në Ndroq

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 18:04
Kasëm Lila

Ky është Kasëm Lila dhe fotoja është bërë pas arrestimit. Ai qëlloi mbi gruan e tij, Afize Lila, 41 vjeçe dhe u plagos Zyra Lila, 56 vjeçe dhe u prangos vetëm pak pas krimit. Autori ka pranuar para policisë autorësinë e krimit, duke treguar se nuk kishte dashur ta vriste të shoqen.

“Panorama.al” ka mundur të sigurojë foton e Kasëm Lilës, 57­ vjeçarit që ditën e shtunë vrau me çifte bashkëshorten dhe plagosi kunatën pas një sherri banal në banesë.

E plagosura ka marrë një plagë në shpatull dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka marrë në pyetje edhe vëllain e autorit dhe disa familjarë të tyre. Mësohet se Lila sapo ishte operuar nga një tumor në tru dhe sapo i kishin ndërprerë KEMP­in. Ai kishte tre javë që nuk kurohej për depresion dhe se ishte bërë shumë nervoz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat