Drogë dhe armë në Greqi, zbulohet rrjeti i trafiku që drejtohej nga devolliu i arratisur nga burgu

Kronikë e zezë

Drogë dhe armë në Greqi, zbulohet rrjeti i trafiku që drejtohej nga devolliu i arratisur nga burgu

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 14:30
Ilustrim

Një rrjet shqiptaro-grek që merrej me trafikun e drogës dhe armëve nga Shqipëria në Greqi është zbuluar nga policia greke. Grupi zhvillonte aktivitetin kriminal në Selanik. Mësohet se kjo organizatë drejtohej nga një shqiptar prej Devolli, i cili ishte arratisur nga burgu në Selanik.

Policia greke thotë se ka zbardhur strukturën e një organizate kriminale që trafikonte drogë dhe armë nga Shqipëria në Greqi. Organizata vepronte në rajonin e Selanikut.

Sipas policisë, organizata përbëhej nga katër grekë dhe katër shqiptarë. Pasi ka shqyrtuar ngjarjet e disa muajve më parë, të lidhura me njëra-tjetrën, Shërbimi i antidrogës ka mundur vetëm ditët e fundit të identifikojë tërë pjesëtarët e organizatës dhe të dërgojë dosjet e tyre në prokurori.

Katër prej anëtarëve, që të gjithë shtetas grekë, ishin arrestuar në dy operacione të njëpasnjëshme. në muajin qershor. Pas hetimeve, policia ka verifikuar lidhjet e tyre me drejtuesin e grupit, një shtetas shqiptar, i cili ishte arratisur nga qelitë e gjykatës së Selanikut në muajin maj.

Pas bashkëpunimit me policinë shqiptare, ky ishte arrestuar në Shqipëri, në muajin gusht. Bashkë me të ishte arrestuar edhe një bashkatdhetari i tij, gjithashtu pjesëtar i organizatës, sipas policisë, atyre iu ishin gjetur dhe sekuestruar 3 kallashnikovë, një pistoletë, 318 fishekë dhe 3,3 kg kanabis.

Në dosjen që u dërgua të hënën në prokurorinë e Selanikut, organizata akuzohet se ka futur në Greqi të paktën 48 kg kanabis, si dhe 1 kallashnikov dhe një granatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat