Shpërthen bombola e gazit; pësojnë djegie bashkëshortët

Kronikë e zezë

Shpërthen bombola e gazit; pësojnë djegie bashkëshortët

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 12:25
Ilustrim

Shpërthen bombola e gazit, pësojnë djegie në trup dy bashkëshortët, Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.14/1, Durrës, në banesën e shtetasit M.Gj. ku mësohet se ka pasur rrjedhje gazi dhe si rezultat ka marrë flakë bombola e gazit.

Për pasojë kanë marrë djegie në pjesë të ndryshme të trupit shtetasit M.GJ.  68 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia M.Gj. 58 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin “Nënë Tereza” , Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për ngjarje aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat