Goditet nga automjeti 18 vjeçarja në Prishtinë, këto janë detajet nga policia

Kronikë e zezë

Goditet nga automjeti 18 vjeçarja në Prishtinë, këto janë detajet nga policia

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 21:18
Ilustrim

Në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, që gjendet në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një këmbësori.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e konfirmoj aksidentin për mediat vendore dhe tha, se e aksidentuara është e moshës 18 vjeçare, e cila ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Në Prishtinë konkretisht në lagjen Kodra e Trimave ka ndodhur një aksident mes një automjeti dhe një këmbësori, ku këmbësori ka pësuar lëndime të lehta trupore. Viktima është femër e lindur në vitin 1998”, tha Flora Ahmeti.

Vajza është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat