Aksidentohen punonjësit e policisë, 1 i vdekur e 4 të plagosur

Kronikë e zezë

Aksidentohen punonjësit e policisë, 1 i vdekur e 4 të plagosur

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:00
Foto

Një viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i një aksidenti automobilistik të ndodhur në Korçë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Korçë – Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë.

Dy automjete përkatësisht me targa AA 251 EP veturë dhe mjeti tip furgon me targa AA 519 EX janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas policisë rezulton se personat e plagosur dhe viktima janë punonjës policie në IEVP-Drenovë, të cilët nuk kanë qenë në shërbim, në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat