Flet i riu mbi vinç: Dritan Leli më ka lënë rrugëve, do të më fusë në burg

Kronikë e zezë

Flet i riu mbi vinç: Dritan Leli më ka lënë rrugëve, do të më fusë në burg

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 16:57
Erion Selimi

Erion Selimi është braktisur në jetimore kur ishte ende fëmijë. I riu, për të siguruar ushqimin, në disa raste detyrohej të vidhte dhe për këtë arsye është arrestuar plot katër herë.

Erioni i cili aktualisht po jeton në konviktin e shkollës Industriale, apelon për ndihmë si për kujdesin shëndetësor të të atit dhe mbështetje ekonomike me qëllim që të jetojë me të.

Ndërkohë, ai akuzon edhe kreun e Bashkisë së Vlorës se nuk i ka ardhur në ndihmë, madje që edhe e ka kërcënuar se do ta fusë në burg. “Qëllimi im ishte ta bëja publike që Dritan Leli më ka lënë rrugëve. Leli ka bërë telefonata që mua të më fusin në burg. Unë nuk zbres sot që këtu”., – ka thënë ai teksa gjendet tani në një lartësi prej 50 metrash nga toka duke kërcënuar se do të hidhet.

Ja historia e te riut:

Disa vite më parë, Erioni arriti të gjente të ëmën dhe të atin. E ëma i kërkoi mos të bezdisej, pasi kishte krijuar familje të re, ndërsa i ati jeton në fshatin Picar në një godinë të braktisur, vuan nga sëmundje mendore dhe jeton në kushte të mjerueshme.

Në fshat ai mësoi se një vëlla ia kanë vrarë në vitin 1997, ndërsa motra është rrëmbyer dhe zhdukur vite më pas, arsye këto që kanë çuar dhe të atin në këtë gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas Erionit, gjendja e të atit, Guriut, është rënduar shumë, dhe kushtet që ai jeton janë jashtë çdo lloj imagjinate. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat