Foshnja gjashtë javësh bie në hapësirën e ashensorit

Kronikë e zezë

Foshnja gjashtë javësh bie në hapësirën e ashensorit

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 14:34
Ilustrim

Një foshnje gjashtë javëshe vdiq të enjten në Nju Jork në një incident të frikshëm. Dera e ashensorit ku nëna shtyu karrocën e vajzës u hap, por 21-vjeçarja nuk e pa se ashensori në fakt, nuk ishte aty.

Familja banonte në katin e 23-të të një blloku apartamentesh në Brooklyn. Karroca me fëmijë ra në hapësirën bosh dhe ndaloi mbi pjesën e siperme te ashensorit që kishte mbetur në katin e 15-të. Kur ekipet e urgjencës mbërriten në vendngjarje, foshnja nuk jepte shenja jete. Ajo u dërgua menjëherë në spital por fatkeqësisht, për beben e identifikuar si Areej Ali, ishte tepër vonë.

“Para nja katër apo pesë orësh dola dhe mora të njëjtin ashensor, gjithshka dukej mirë. Ende nuk më ka kaluar tronditja nga kjo që ndodhi. E shikoj atë familje përditë”, thotë Vitaliy Shitikov, fqinj. 

Autoritetet nisën menjëherë një hetim mbi ngjarjen. Godina e ndërtuar në vitin 1974, është aktualisht në proces rikonstruksioni.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat