Çudia në Berat, pronari mban peng pastruesen: Më ke vjedhur lekët

Kronikë e zezë

Çudia në Berat, pronari mban peng pastruesen: Më ke vjedhur lekët

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 13:02
Ilustrim

Pronari i një banese ka mbajtur peng pastruesen pasi e akuzonte për vjedhje. Burime zyrtare nga Policia e Beratit kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet në gjendje të lirë për 64-vjeçarin me inicialet N. H.

Hetimet kanë nisur pasi ka bërë kallëzimin 55-vjeçarja me inicialet Q. D., banuese në Berat, duke qenë e punësuar tek ky shtetas për pastrimin e banesës, e ka mbajtur të mbyllur në banesë për rreth një orë, me pretendimin se i kishte vjedhur patentën dhe një sasi lekësh.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Beratit, për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat