Gjendet një foshnje e braktisur në Tiranë

Kronikë e zezë

Gjendet një foshnje e braktisur në Tiranë

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 08:49
Ilustrim

Mbrëmjen e djeshme, një nënë ka braktisur foshnjen e saj njëmujashme duke e lënë para një pallati në rrugën "Arkitekt Sinani" dhe duke ikur pa lënë asnjë gjurmë.

Policia e mori në dorëzim foshnjen dhe e dërgoi në maternitetin "Kiço Glozheni", ku pritet t'i bëhen ekzaminimet mjekësore dhe më pas, procedurat e dorëzimit të tij në Shtëpitë e Fëmijës.

Ja njoftimi i Policisë së Tiranës: "Më datë 11.10.2016, në rrugën "Arkitekt Sinani", para një pallati, është gjetur një foshnje rreth 1 muajshe, e braktisur e paidentifikuar. Foshnja u dërgua në Maternitetin "Koço Gliozheni"."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat