Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë

Kronikë e zezë

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 14:07
Ilustrim

Një mashkull shqiptar është ndaluar nga Policia e Kosovës në Leposaviq, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Sipas policisë, i dyshuari po udhëtonte me mjetin transportues të llojit mercedes, ku gjatë kontrollit të dokumenteve është vërejtur se automjeti kishte tabela të përkohshme gjermane.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat