Dy vëllezër shqiptarë, 19 dhe 26 vjeç, janë vënë në pranga nga policia italiane pasi akuzohen si “koka” të një organizate kriminale në shtetin fqinj që vepronte në fushën e trafikimit të drogës.
Dy vëllezërit me inicialet G.A akuzohen se kanë furnizuar me kokainë dhe hashash disa shpërndarës droge që vepronin në bregdetin e Adriatikut.
Policia italiane shkatërroi të gjitha organizatën gjatë operacionit të koduar “ “Bloodborne”, ku u vunë në pranga të gjithë anëtarët, kryesisht shqiptarë. Ndaj një 22-vjeçari italian dhe një 24-vjeçari shqiptar me iniciale S.K., është ekzekutuar masa e sigurisë së arrestit shtëpiak. Policia ka sekuestruar 250 gram kokainë dhe rreth një kile hashash.
Gjatë hetimeve janë arrestuar dhe shpërndarës e korrierë droge. Në pranga është vënë një 39-vjeçar napolitan, edhe ai me banim në San Benedetto del Tronto, si dhe një maroken.