Në Pejë, vëllezërit bëjnë policin për spital

Kronikë e zezë

Në Pejë, vëllezërit bëjnë policin për spital

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 22:31
ilustrim

Në rrugën “Brigada kosovare” në Pejë, dje rreth orës 21:15, Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar, vëllezër, shqiptarë të Kosovës, pasi që njëri prej tyre kishte urdhër-arrest të lëshuar nga gjykata, ndërsa i dyshuari tjetër ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës.

Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat