Një shqiptar nga Kosova është arrestuar në Tiranë pasi që i njëjti u kap nga policia duke e drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
“Më datë 1 tetor 2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Lulzim Gërxhaliu, 26- vjeç, banues në Kosovë, pasi dyshohet se në sheshin “Karl Topia”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford””, thuhet në raportin e Policisë së Shtetit.
Sipas policisë, kosovari do të ndiqet sipas nenit 291 të Kodit Penal./BS/