Vrasja e 37-vjeçarit në Elbasan, policia shoqëron 9 persona

Kronikë e zezë

Vrasja e 37-vjeçarit në Elbasan, policia shoqëron 9 persona

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 08:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Elbasanit ka shoqëruar 9 persona të cilët mendohet se mund të kenë dijeni në lidhje me vrasjen e 37-vjeçarit mbrëmjen e djeshme (1 tetor).

Sipas policisë viktimë është shtetasi Erion Millo dhe dyshohet se është vrarë me arme zjarri pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.

Informacioni i Policisë

Më datë 01.10. 2016,  në afërsi të stacionit të trenit,  është vrarë me armë zjarri shtetasi Erion Millo,  37 vjeç,  banues në Elbasan.

Grupi hetimor, pas marrjes së njoftimit mbërriti menjëherë në vendngjarje për kryerjen e  veprimeve hetimore dhe proçeduriale.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Dy (2) gëzhoja,  kalibër 7.65 mm

Policia ka shoqëruar 9 shtetas si të dyshuar apo që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja  pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 78 dhe 278/3 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat