Sekuestrohen pasuritë e bandës së kokainës, mes tyre edhe dy kryevepra të artit botëror

Kronikë e zezë

Sekuestrohen pasuritë e bandës së kokainës, mes tyre edhe dy kryevepra të artit botëror

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 11:03
Ilustrim

Një operacion i policisë italiane në Napoli është finalizuar me një gjetje që askush nuk e priste.

Gjatë kontrolleve që çuan në sekuestrimin e pronave me vlerë mbi dhjetëra miliona euro të një bande mafioze janë gjetur edhe dy piktura të Van Gogut.

Guardia di Finanza po hetonte një organizatë mafioze të specializuar në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Mes pasurive të sekuestruara janë edhe dy pikturat e Van Gogut, të cilat ishin vjedhur kohë më parë nga një muze me famë ndërkombëtare.

Vlera e tyre është shumë e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat