Një kafeneje të njohur maqedonase, sot në orët e hershme të mëngjesit i është vënë flaka. Pronari ka lajmëruar policinë nga ora 3 e 20 minuta se lokali i tij është kapluar nga flaka.
Zjarri është neutralizuar nga ekipet e zjarrëfikësve të Shkupit, ndërsa kamerat e sigurisë kanë regjistruar një njeri të panjohur i cili hedh një shishe drejt objektit dhe pastaj përhapen flakët.