Aksident në veri të Mitrovicës, humbë jetën këmbësori 74 vjeçar

Kronikë e zezë

Aksident në veri të Mitrovicës, humbë jetën këmbësori 74 vjeçar

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 20:39
Ilustrim

Një 74 vjeçar i përkatësisë rome ka humbur jetën sot rreth orës 17.00 në veri të Mitrovicës, pasi është goditur nga një automjet i markës Opel të cilin po e ngiste Zhivko Milentijeviq, bëjnë të ditur burime.

Sipas këtyre burimeve, viktima pas aksidentit është dërguar menjëherë në spitalin e veriut të qytetit  ku pas rreth dy orëve  ka ndërruar jetë.

Mësohet se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat