Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, gjatë punimeve në një objekt ndërtimor nga kati i pestë është rrëzuar punëtori i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante dhe Inspektori Komunal i Punës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.