Pesë persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Dedaj të Prizrenit.
Policia njofton se si pasojë katër nga ta kanë pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.
Te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.