Ende mister shkaqet e vrasjes në Sarandë, Policia: Bardhi i dënuar për plagosje në Mirditë

Kronikë e zezë

Ende mister shkaqet e vrasjes në Sarandë, Policia: Bardhi i dënuar për plagosje në Mirditë

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 11:49
Aleksandër Bardhi

Mbeten ende të paqarta për policinë rrethanat e vrasjes me armë zjarri të 47-vjeçarit Aleksandër Bardhi, këtë mëngjes në fshatin Shëndëlli të Sarandës.

Nga hetimet paraprake, blutë e Sarandës thonë se Bardhi ishte person me precedentë penalë, i dënuar më parë për “plagosje të rëndë me dashje”. Kjo ngjarja sipas policisë, ka ndodhur disa vite më parë në Mirditë.

47-vjeçari u gjet i pajetë nga djali i xhaxhit të tij, në rrugën hyrëse të fshatit. Aleksandri është vëllai i Petrit Bardhit, ish-administratorit të komunës Kaçinar, i cili është arrestuar për drogë.

“Deri në këto momente Policia ka shoqëruar 16 persona, me të cilët po punohet për sqarimin e rrethanave të vrasjes. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin dhe vendosjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale. Hetimet vazhdojnë”, - thanë burimet zyrtare nga policia e Sarandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat