Vrasja për një femër/ Autori: Më akuzoi se i ngacmoja kushërirën por..

Kronikë e zezë

Vrasja për një femër/ Autori: Më akuzoi se i ngacmoja kushërirën por..

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 15:30
Viktima Ardian Mesiti

Gjykata e Elbasanit ka lënë në arrest me burg Arlind Llallën, që vetëm pak ditë më parë vrau me biçak bashkëfshatarin e tij, 29-vjeçarin Ardjan Mesiti, pas sherrit për një femër në lokalin e fshatit në Gramsh.


Në seancën e sotme, ai ka treguar se si ndodhi ngjarja dhe është mbrojtur duke thënë se e vrau në kushtet e vetëmbrojtjes.

 “Panorama” duke zbardhur dëshminë, shkruan se 25 vjeçari Arlind Llalla në kafazin e hekurave të gjykatës ka shpjeguar para trupit gjykues ndër të tjera se “se u detyrova ta përdor biçakun në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi viktima më kishte vënë poshtë vetes dhe më qëllonte me grushta dhe shkelma. Pas kësaj, e lashë atë të shtrirë në rrugë dhe u largova për në shtëpinë time, me mendimin se vetëm e kam plagosur”.

Ai ka treguar se sherri në lokal ka nisur pasi Mesiti e ka akuzuar atë se ka ngacmuar motrën e tij, por Llalla e ka mohuar se e ka ngacmuar motrën e viktimës.

Prokurori i çështjes Xhelian Seferi ka deklaruar se autori që pas arrestimit të tij e ka pranuar vrasjen, ndaj dhe për këtë arsyer kërkoi masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij.

Edhe pse avokati mbrojtës ka kërkuar masë më të lehtë sigurie ndaj klientit të tij duke deklaruar se “ krimin e ka kryer për vetëmbrojtje dhe asnjëherë nuk ka dashur ti shkaktojë vdekjen, trupi gjykues i kryesuar nga Idush Maliqi, e ka cilësuar të drejtë kërkesën e prokurorit dhe ka dhënë masën e sigurisë së arrestit me burg për shtetasin Arlind Llalla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat