23 vjeçari humbet drejtimin e makinës, përplas kalimtarin me biçikletë

Kronikë e zezë

23 vjeçari humbet drejtimin e makinës, përplas kalimtarin me biçikletë

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 09:27
Ilustrim

Policia e Korçës ka njoftuar për arrestimin e një 23 vjeçari, pasi në Bulevard "Republika" lagjia nr 3 Korçë, E.B, banues në fshatin Belorta-Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” me targa AA 323 IF, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një biçikletë, e cila drejtohej nga shtetasi Ll. P, rreth 43 vjeç, banues në Çiflig-Korçë.

Sipas uniformave blu mësohet se ka marrë lëndime drejtuesi i biçikletës i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku ndodhet  jashtë rrezikut për jetën. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat