Gjendet i varur në pemë një 32 vjeçar

Kronikë e zezë

Gjendet i varur në pemë një 32 vjeçar

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Rreth orës 06:46 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Besim Alla”, në oborrin e banesës është gjetur i varur në një pemë, Gerard Avxhia 32 vjeç.

Kanë qenë familjarët ata që kanë pikasur trupin e pajetë, i cili dyshohet se e ka kryer aktin e rëndë gjatë natës teksa familja ishte në gjumë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 32- vjeçari mund të jetë vetëvarur. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkakut që e shtyu të riun drejt fundit fatal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat