Policia shkatërron 38 bimë narkotike në Pejë

Kronikë e zezë

Policia shkatërron 38 bimë narkotike në Pejë

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 13:15
Ilustrim

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që njësiti policor gjatë realizimit të një plani operativ si dhe gjatë zbatimit të masave të fshehta në bazë të urdhëresës së gjykatës kompetente kanë gjetur 38 bimë të mbjella që dyshohet se të dyshuarit i kanë kultivuar.

Ngjarja ka ndodhur dje në Pejë, ku gjatë kontrollit po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar 17 fishekë të cal 12 mm, një bateri si dhe dy fotrola të zbrazëta.

Bimët e dyshuara narkotike janë shkatërruar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat