Vrasja e të riut në Pogradec/ Nëna e tij: Nëse vrasësi s’dënohet do ja marr vetë shpirtin

Kronikë e zezë

Vrasja e të riut në Pogradec/ Nëna e tij: Nëse vrasësi s’dënohet do ja marr vetë shpirtin

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 20:03
Fabio Hila

Për një prind thuhet se nuk ka gjë më të dhimbshme sesa humbja e një fëmije, e dhimbja është aq e madhe sa nuk mund të përshkruhet me fjalë. 

Tashmë që i biri nuk është më, nënës së Fabio Hilës, 18­ vjeçarit nga Pogradeci që u ekzekutua dy ditë më parë nga bashkëmoshatari i tij, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të kërkojë që drejtësia të vihet në vend dhe vrasësi të marrë dënimin e merituar. 

Në një status në faqen e saj në “Facebook”, nëna e Fabios nuk përjashton mundësinë e vetëgjyqësisë, në rast se vrasësi nuk merr dënimin që meriton. 

18­vjeçari Fabio Hila u ekzekutua me automatik dy ditë më parë, në një lokal bastesh, pas sherrit për një vajzë me bashkëmoshatarin e tij Fabio Mucollari.

Lexoni më poshtë statusin e saj në Facebook:

“Une jam nje nene si nenat tuaja.. qe mu fik drita e syve te vetmin djale qe kisha ne moshen kur endrrat zene pjesen me te madhe ne jeten e nje femije te nje adoleshenti. Por dora mizore e kriminelit ja mori shpirtin engjellit tim e vrau mizorisht me plumb ne zemer dhe per cfare. Per nje fjale goje mua mu shua jeta e engjellit tim. Nese ju si shtet si polici si qeveri nuk i jepni denimin qe meriton ketij barbari kanibali cnjerezori dhe qe kam besim qe do ta beni, une nena e tij i premtova para arkivolit qe do tja marr shpirtin ashtu si ai beri me femijen dhe engjellin tim te vetem . 

Jeni baballare keni femije jeni nena e dini sh mire cdo te thote femije dhe duhet te marre fund nxjerrja e vrasesve me nje raport si i paafte mendor o me nje gjykim si minoren…vrasesi eshte dhe mbetet i tille. Ndaj ju bej thirrje qe te vendosni drejtesi per engjellin tim qe vetem buzeqeshje dhe miresi u dhuronte te gjitheve. Duhet te kete shtet qe mos kete me vetegjygjesi ! Ky eshte apeli i nje nene qe do drejtesi per driten e vetme qe u shua dhe qe jeton vetem per te vene ne vend gjakun e djalit , engjellit , ajrit , jetes !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat