Pas Lirimit nga spitali, Noizy shoqërohet nga policia

Kronikë e zezë

Pas Lirimit nga spitali, Noizy shoqërohet nga policia

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 22:32
Perleshja

Pasi ka refuzuar trajtimin e mëtejmë pas ndërhyrjes kirurgjike, reperit nga Shqipëria i janë vënë prangat dhe është shoqëruar nga Policia.

Reperi Noizy, i cili është plagosur sot pasdite në një incident të armatosur në qendër të Prishtinës, pas operimit është shoqëruar nga Policia e Kosovës.

Mjeku Avni Xhafa, i cili e ka operuar reperin, ka thënë për KALLXO.com se atij i është hequr një plumb dhe se pas ndërhyrjes kirurgjike i njëjti nuk ka pranuar ta vazhdojë hospitalizimin.

Pasi ka refuzuar mjekimin e mëtejmë, Noizy është prangosur nga Policia dhe është dërguar në qendrën policore për procedurat e mëtejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat