Tre të vdekur nga aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Kronikë e zezë

Tre të vdekur nga aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 09:24
Aksidenti

(E plotësuar) - Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksident që ka ndodhur në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, më saktësisht në fshatin Babush.

Vdekjen e tre personave, dy ferma dhe një mashkull, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në aksident janë të përfshirë një kamion dhe një veturë. Ndërsa, për detaje më tej do të njoftojnë ekipet e policisë nga tereni. 

Tragjedi e madhe në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, dyshohet për katër të vdekur

Një aksidenti  rëndë komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 8:30 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht te fshati Llugaxhi, në të cilin ka edhe të vdekur.

Stacioni policor në Lipjan ka konfirmuar aksidentin. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture me targa të huaja.

“Po aksidenti ka ndodh në magjistrale, te fshati Llugaxhi, ekipet policore tashmë janë në teren si dhe vetura e ambulancës”, kanë thënë nga ky stacion.

Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur katër persona, derisa në vendin e ngjarjes ekipet po mundohen që të nxjerrin viktimat nga vetura. 

Sipas një dëshmitari tjetër viktimat, nga informacionet e para, dyshohet të jenë një familje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat