Po punonin për ndërtimin e lulishtes, punëtorët gjejnë granata e fishekë në bunker

Kronikë e zezë

Po punonin për ndërtimin e lulishtes, punëtorët gjejnë granata e fishekë në bunker

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 17:27
Ilustrim

Në një bunker në Shkodër janë gjetur disa granata dhe fishekë. Bëhet e ditur se municionet janë zbuluar në lagjen “Xhabiej”, ku po investohet në një lulishte.

Policia ka njoftuar se kanë qen disa punëtorë që kanë vënë re gjatë punës 3 granata dore të vjetra dhe një sasi fishekësh.

Sipas policisë, menjëherë punimet për ndërtimin e lulishtes janë ndërprerë, ndërsa pritet që nesër të mbërrijnë forcat xheniere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat