“Luftë me flakët”, zjarret përzënë pushuesit në Shëngjin e Velipojë

Kronikë e zezë

“Luftë me flakët”, zjarret përzënë pushuesit në Shëngjin e Velipojë

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 19:13
Zjarri-Ilustrim

Vijon emergjencave e zjarreve në vend. Situata më alarmante paraqitetnë Orosh të Mirditës, ku rrezikohen banesa në fshatrat Bulshar dhe Legjin.

Ndërhyrja në këto zona është mjaft e vështirë për shkak të terrenit malor, ndaj edhe operacionet janë përqëndruar nga ajri.

Në zonën Oroshit, po vepron një helikopter i Forcave të Armatosura dhe helikopterë të Viva Helikopters.

Ndërkohë në terren ka një operacion edhe nga zjarrfikëset e Mirëditës.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në Velipojë, ku flakët e zjarrit janë vetëm disa qindra metra larg banesave në fshatin Rrjoll, rrëzë malit Maja e Zezë.

Por erërat e forta nuk lejojnë afrimin e tij, duke i zhvendosur flakët drejt majës së malit, pa rrezikuar zonën e banuar.

Terreni i thyer malor nuk mundëson ndërhyrjen nga toka, por vetëm nga ajri përmes helikopterit i cili nuk është mundësuar për shkak të emergjencave që  po kalon me zjarret qarku Lezhë, ku ndërhyrjet atje vijojnë.

Të vetmit që ndodhen në zonën e Velipojës janë punonjësit e administratës së zonave të mbrojtura, që nga konstatimet paraprake kanë evidentuar djegien e një sipërfaqeje prej 15 hektarësh.

Vatrat aktive kanë ndikuar që pushuesit në zonën e Rrjollit të braktisin plazhin këtë fundjave, si pasojë e tymit që mbuloi bregdetin, duke e bërë të pamundur qëndrimin atje.

Ndërkohë situatë me stabilizuar paraqitet tashmë në Shëngjin, ku mbeten aktive vetëm disa vatra të vogla zjarri në lartësinë e malit dhe nuk përbëjnë më rrezik për zonën e banuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat